Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kanë zyrtarizuar sot koalicionin ndërmjet VV-së dhe AAK në Komunën e Prishtinës.
Tash e tutje këto dy parti do të jenë në bashkëqeverisje në këtë komunë.
Për këtë lajmë patën raportuar mediat qysh para një muaji, por ishte kundërshtuar nga zëdhënësi i kësaj komune Erzen Vraniqi. Ai pati thënë se lajmi ishte spekulativ./KosovaPress/