Vetëvendosje: Eshte e vertete – Enver Hoxhaj i ka dhene tenderin mikut te tij

125

Lëvizja Vetëvendosje, ne nje komunikate per media, ka deklaruar se ka skandal te korrupsionit ne Sistemin e Sigurimeve Shendetesore. Komunikates i jane bashkangjitur edhe dokumentet ne mbeshtetje te pohimeve te tyre.

Sipas Vetëvendosjes, ky skandal është vetëm “një nga shembujt se si funksionon mentaliteti qeverisës i pushtetarëve aktualë, kriminelë, hajna e mashtrues”.

Njeri nga dokumentet e bashkangjitura nga ana e Vetevendosjes eshte kontrata e nenshkruar nga Ymer Shahini, ne emer to kompanise Printec. Kjo kontrate ishte mohuar dje nga ish-Ministri i Puneve te Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili poashtu kishte reaguar me shkrim ndaj akuzave te Vetevendosjes nje dite me pare.

“Siç u sqarua edhe në konferencën tonë të djeshme, në këtë kontratë është edhe nënshkrimi i ish ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Gani Shabani. Kjo kontratë ka vlerë afër 1.5 milion euro, dhe ka të bëjë me zhvillimin e Sistemit të Sigurimeve Shëndetësore (SISH)” thuhet ne komunikaten e Vetevendosjes.

“Edhe pse kontrata është lidhur dhe paratë janë marrë, projekti për SISH nuk është zbatuar, pra kemi të bëjmë me një vjedhje klasike të gjithë parave të destinuara për këtë projekt. Enver Hoxhaj në reagimin e tij të djeshëm ka mashtruar, dhe ka akuzuar Lëvizjen për “fashizëm”, thjesht pse ia kemi publikuar dokumentet e korrupsionit familjar” vazhdon më tutje komunikata.

Sipas Vetëvendosjes, kjo nuk është hera e pare që Ymer Shahi vjedh skema të sigurimeve ose që mashtron me kontrata të tilla. Vetevendosje ka bashkangjitur edhe një njofim të FBI-së ku sipas tyre “njoftohet se , Drejtori i Përgjithshëm i PRINTEC-ut, Ymer Shahini, miku (vëllai i gruas) së Enver Hoxhajt, është i kërkuar (dhe i dënuar me 65 vjet për mashtrim e vjedhje të sigurimeve)”.

“Përsërisim se moszbatimi i projektit të Sistemit Informativ Shëndetësor, dhe vjedhja e parave të destinuara për të, po e lë Kosovën pa sigurime shëndetësore, gjë që i lë spitalet e klinikat pa investime, si dhe i lë pacientët pa përkrahje e në mëshirë të fatit. Pushteti i vjedhësve dhe i kriminelëve që e lënë Kosovën pa shëndetësi, pa shërbime publike, e pa drejtësi, ky është fashizmi i vërtetë” thuhet në fund të komunikatës.

vv sigurimet 2