Vetëvendosja thërret nxënësit dhe mësimdhënësit në protestë

78

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar të enjten një video në ueb-faqen e saj zyrtare me anë të së cilës u bën thirrje mësimdhënësve e profesorëve universitarë që të dalin në protestën e së shtunës.

Në këtë video janë paraqitur deputetja Shqipe Pantina, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Arbërie Nagavci si dhe deputeti Mytaher Haskuka, të cilët nëpërmes tyre kanë deklaruar se në Kosovë arsimi ka degraduar derisa për ta mbrojtur shkollimin e gjeneratave të reja të protestohet kundër këtij degradimi.

Shqipe Pantina

Qytetarë e qytetare të republikës degradimi i arsimit në Kosovë ka arritur përmasa më të mëdha ndonjëherë. Fëmijëve tanë u ofrohet arsim jocilësor, mësojnë në klasë të stërmbushura, pa kushtet elementare për arsim. Universitetet janë politizuar me rektorët që i zgjedh partia e jo niveli i tyre akademik e organizativ

Arbërie Nagavci

Në krye të shtetit kemi një kryeministër që nuk ka kurrfarë plani për ta zhvilluar arsimin, një kryeministër që nuk lodhet për kushtet e jetesës së mësuesve, arsimtarëve e profesorëve , që nuk brengoset për mënyrën e edukimit të fëmijëve tanë.

Mytaher Haskuka

Është koha që kjo Qeveri të bie dhe kjo do të arrihet vetëm falë organizimit tonë të përgjithshëm. Më 26 mars në ora 14:00 do të mblidhemi së bashku për të protestuar në Sheshin “Skënderbeu”. Së bashku do të mbrojmë republikën duke e larguar këtë qeveri antikushtetuese

Videon mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Thirrje drejtuar mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, March 24, 2016