Vetem ne 2015 kane hyre vetura ne vlere mbi 55 milione euro

179

Kosova i ka mbi 300 mije vetura te regjistruara, sipas te dhenave nga Ministria e Puneve te Brendshme.

Numri i veturave te perdorura ka shenuar rritje, si rezultat i vendimit te Qeverise vitin e kaluar, qe lejon importimin e veturave me te vjetra se 13 vjet. Vlera e veturave te perdorura qe kane hyre vitin e kaluar ne Kosove eshte afro 50 milione euro, ndersa numri total i tyre eshte rreth afro 18 mije.

Nderkaq, numri i veturave te reja ne 2015 eshte dukshem me i vogel – 1,261 vetura te reja, ne vlere totale prej afer 5 milione e gjysme.

Ne Kosovë janë 1,116 lloje makinash të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: Volkswagen, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMW dhe Daimler Benz.