Vetëm Barcelona më mirë se Juventusi në 2016-n

85

E pandalshme! Juventus vazhdon me rekorde të njëpasnjëshme, në kërkim të titullit të katër radhazi historik (ka ndodhur vetëm në vitet ’30) dhe trofeut të dytë radhazi të Kupës së Italisë, si dhe duke synuar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League ndaj një Bajern Mynih super favorit. Objektiva të vështirë për t’i arritur, por jo të pamundura për një Juventus që në vitin 2016, në kampionat ka pësuar vetëm një gol, duke mbajtur ritmin e pabesueshëm të Barcelonës.

Në vitin 2016, Juventus ka marrë 2.82 pikë për ndeshje me 10 fitore dhe 1 barazim në Serie A, ndërsa Barcelona ka marrë 2.83 pikë me 11 fitore dhe 1 barazim në La Liga, që nga data 1 janar dhe deri më sot. Barcelona ka qenë më mirë në sulm me 38 gola të shënuar, ndaj vetëm 22 që ka realizuar Juventus, por pika më e fortë e Juventus është mbrojtja, me vetëm tre 1 gola të pësuar në 11 ndeshjes, ndërsa Mesi dhe shokët e tij kanë pësuar shtatë gola. Juventus arriti rekordin me 9 ndeshje radhazi pa pësuar gol në Serie A, teksa Bufon nuk thyhet prej 839 minutash.

/Sport Ekspress/