"Vetë prezantimi i Kosovës në Rio 2016 është fitore" (Video)

311

Hashim Thaci mendon se debutimi i Kosovës në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës së shumëpritur

Numri një i vendit tonë, Hashim Thaci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova tashmë ka fituar Olimpiadën e saj – kjo për shkak të pjesëmarrjes historike në Lojërat Olimpike.

Në Lojërat Olimpike, që nisin me datën 5 gusht, dhe mbarojnë me 21 gusht, Kosova merr pjesë me tetë sportist.

Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm. Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës. HTH