Veseli takohet me përfaqësues të Bundestagut

88

Kadri Veseli po merr pjese ne konferencen mbi luften kunder antisemitizmit ne Bundestag, Berlin. Ai pati takime të shumta me përfaqësues politik të grupeve parlamentare të Bundestagut, njofton kumtesa nga Parlamenti i Kosovës.

Në këto takime, përvec cështjeve të ngritura në konferencë, eshte diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë ato që kanë të bëjnë me legjislativin, roli i të cilit është vendimtar në avancimin e Kosovës në rrugën europiane.

Parlamentarët gjermanë shprehën përkushtimin e tyre dhe shtetit gjerman në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe procesit të integrimit euro-atlantik të saj.