Verrati është duke i kaluar pushimet me kamerieren për të cilën e la gruan dhe fëmijët

Mesfushori italian i Paris Saint Germain, Marco Verrati, i ka kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij të re, modelen Jessica Aidi.

Revista italiane ‘Chi’ ka publikuar fotografi të bukuroshes në fjalë nga Mykonos ku cifti ka qëndruar së bashku.

Aidi me profesion kameriere dhe gjithashtu me një karrierë si modele, ka përfunduar së fundmi në qendër të vëmendjes, për shkak të lidhjes me futbollistin italian, Marko Verrati.

Ky i fundit është mahnitur nga bukuroshja dhe ka braktisur gruan, me të cilën ishte prej 10 vitesh si dhe dy fëmijët.

Verrati dhe Jessica janë njohur në një restorant në Paris, aty ky bukuroshja punonte si kameriere.