Veriu zgjohet me pllakata elektorale të Serbisë

Veriu i Mitrovicës është zgjuar të mërkurën me pllakata elektorale të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo pllakata në të cilat në alfabetin cirilik shkruan ‘ Të bashkuar mundemi gjithçka – Aleksandar Vuçiq – Serbia do të fitojë”, raporton KosovaPress.

Përmes këtyre pllakatave u dërgohet mesazh qytetarëve serbë të veriut që të votojnë kryeministrin aktual serb Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që do të organizohen më 24 prill edhe në Kosovë.