Veratti: Ky futbollist i Shqipërisë është talent i madh (FOTO)

318
Marco Verrati shpreson që ish skuadra e tij Pescara të jetë befasia e sezonit të ri në Serie A. Ndërsa, ai lavdëron sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.

Marco Verratti është larguar nga futbolli italian por ai vazhdon ta ndjekë ish skuadrën e tij Pescara, e promovuar këtë edicion në Serie A.

Madje, mesfushori i Paris Saint-Germain shpreson që Pescara të jetë befasia e sezonit të ri në Serie A.

Ndërsa, ai lavdëron sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.

“Shpresoj që Pescara ime të jetë befasia e sezonit të ri”, deklaroi Verratti për mediat italiane.

“Ata kanë të rinj të talentuar si Manaj e Caprari”, u shpreh ai.