Veprimi i lojtarit të Rangersit po duartrokitet nga të gjithë, e ndal aksionin premtues kur pa se kundërshtari u lëndua

2852

Sulmuesi kolumbian i Rangersit, Alfredo Morelos ka marrë lëvdata nga tifozët e futbollit pas një veprimi në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Antwerpit.

Gjatë një momenti kur rezultati ishte 1:1, Morelos ishte në një aksion premtues për skuadrën e tij, mirëpo ajo që ra në sy ishte kur lojtari në fjalë e ndaloi aksionin për shkak se një kundërshtar i tij pësoi lëndim.

Gjesti i tij mbresëlënës është përshëndetur nga lojtarët mysafir, ndërkaq bashkëlojtarët e tij e kritikuan në fillim pasi aksioni ishte premtues për golin e avantazhit.

Ndryshe, kjo përballje përfundoi me fitoren e Rangersit me rezultat 5:2.