Vendimi i UEFA-s gëzon Serbinë (FOTO)

295
Serbia ka festuar pas emërimit të Aleksander Ceferin në postin e presidentit të UEFA-së.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Slavisa Kokeza ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin e ri të UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Ai ka thënë se emërimi i sllovenit në krye të Federatës Evropiane të Futbollit është “fitore e madhe për futbollin”, përcjell “Lajmi.net”.

“Federata serbe ka qenë një prej të parave që ka mbështetur kandidaturën e tij, duke besuar tek energjia dhe potenciali i tij për të ushtruar një detyrë kaq të rëndësishme”, deklaroi Kokeza.

“Gjatë udhëheqësisë së tij në Federatën e Sllovenisë kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe tani jemi të sigurt se pas emërimit në FIFA, do ta ketë Federatën e Serbisë si partner të fuqishëm”, theksoi ai.