Vendimi i Qeverisë nuk rrezikon garën e Ligës Unike

154

Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masat e reja për parandalimin e Covid-19, shkruan Gazetasheshi.com

Njëra nga vendimet e qeverisë ka qenë edhe pika 35, ku thuhet se lejohet sporti vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencën e publikut, por që duhet të respektohen rregullat sipas protokollit në përputhje me atë vendor dhe ndërkombëtare.

E në të njëjtin nen por në pikën 36 aktivitet sportive në palestra të fitneseve do të ndalohen. Ndërsa në pikën 37 është bërë lejimi i fitnesit vetëm në mënyrë individuale por në hapësira të hapura.

Por në këtë muaj është një datë e rëndësishme për sportin tonë, pasi me 6 dhe 7 prill do të nisë për herë të parë Liga Unike e krijuar në mes FBK-së dhe FBSH-së.

Kjo garë do të mbahet në formë turneu si Kupës e Kosovës, tani më është mësuar edhe shorti për ndeshjet çerekfinale që do të zhvillohen me 6 dhe 7 prill në Rahovec.

Por pas vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës, redaksia jonë Gazeta “Sheshi” ka kontaktuar me drejtorin e Ligës Unike, Dren Zatriqi, për të marrë informacion se a do të ndikoj vendimi i marrë në zhvillimin e Ligës Unike në Kosovë.

Ndërsa, Zatriqi, ka deklaruar se masat e marrë nuk afetojnë kompeticionin e Ligës Unike dhe do të zhvillohet në masa të rregullores dhe do të ju përmbahen protokollit shtetëror.

“Masat e marra nuk afektojnë me kompeticionin profesional dhe garat sportive do të vazhdojnë konform rregulloreve dhe duke ju përmbajtur protokolleve shtetërore anti-Covid-19”, ka deklaruar Zatriqi për “Sheshin”.

Kështuqe garat në Ligën Unike do të zhvillohen sipas plan programit dhe me 6 dhe 7 prill do të zhvillohen çerekfinalet e parë. Por ju kujtojmë që skuadra e Teutës është tërhequr nga garat shkak i pamundësisë për t’u organizuar në një kohë aq të shpejtë dhe kështu Rahoveci është plasuar direkt në gjysmëfinale.

Vreshtarët në gjysmëfinale do ta mirëpres fituesin e takimit Peja – Vllaznia. Ndërsa çerekfinalet tjera janë në mes Sigal Prishtinës – Ylli dhe Goga Basket – Tirana.

Ndërkaq gjysmëfinalet, vendi i tretë dhe finalja do të zhvillohen në Durrës me 13 dhe 14 prill.

/GazetaSheshi/