Vendim i papritur i Dritës, skuadra lëshon Kosovën

Ditët e ardhshme në Kosovë pritet të jetë të ftohta dhe me reshje eventuale të borës, andaj kushtet për skuadrat e futbollit në vend do të jenë të vështira.

Kështu pritet të jenë për të gjitha skuadrat elitare përveç Dritës së Gjilanit.

Korneri.net mori vesh se skuadra e Bekim Isufit apo më saktë liderja e re në Vala Superligës, të martën paradite do të niset në Durrës ku do të qëndrojë 5-6 ditë për përgatitje, pasi moti atje do të jetë më i mirë dhe më i përshtatshëm për punë.

Ndryshe, Drita i prin renditjes me 44 pikë, një më shumë se Prishtina.

Në xhiron 25, gjilanasit luajnë si vendas ndaj Flamurtarit.