Vendas apo mysafir, ku dëshiron ta luajë ndeshjen e parë Ramadani?

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani thotë se rruga deri tek titulli i kampionit nuk ka qenë e lehtë.

Ai në emisionin 2me1, mendon se është bërë një mobilizim i madh nga i gjithë klubi për të ardhur deri tek ky sukses. Ramadani ka folur edhe për disfatën kundër Prishtinës. Sipas tij, nga kjo humbje skuadra e tij do të nxjerr mësim pasi që ‘Minatorët’ janë duke u përgatitur për Evropë. Ramadani beson se Trepça ’89 do të jap maksimumin në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Dëshira e tij është që sfida e parë ndërkombëtare e mitrovicasve të luhet në Mitrovicë.

“Nuk ka qenë edhe aq lehtë. Është dashur një mobilizim total nga të gjithët. Kanë dhënë maksimumin, sepse konkurrenca ka qenë gjatë gjithë kampionatit”, ka thënë Ramadani.

“Asnjë nuk e do humbjen, por kjo humbje është papasojë. Prishtina fitoj me meritë, humbje që duhet nxjerr shumë gjera, dhe nga kjo humbje ne duhet të nxjerrim shumë gjera, sepse këto ndeshje nga shërbejnë për ndeshjet në Evropë. Ndeshja me Prishtinën ishte si një ndeshje si në Evropë, sepse ne jemi duke u përgatitur për Evropë”.

“Cilido kundërshtar ne do te mundohemi do të japim më të mirë. Ndeshjen e parë do të dëshiroja të luajë në Mitrovicë, sepse kjo do të ishte më e mirë për stilin e lojës tonë”, thotë Ramadani.