Vëllaznimi riorganizohet, ky është vendimi i fundit i kubit “kuqezi”

Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” nga Gjakova ka rifilluar riorganizimin për pjesën tjetër të mbetur të edicionit, shkruan Gazetasheshi.com

Klubi ka lëshuar një komunikatë ku njofton se Edi Luzha do të jetë administratori i përkohshëm i “kuqezinjve”.

Ky është njoftimi i plotë i klubit.

Të dashur qytetar, dashamirës dhe tifoz të KF Vëlaznimit.
Pas një mbledhje të bordit dhe me miratim të komunës së Gjakovë dhe donatorëve të Klubit është vendosur që për të vazhduar stinorin e dytë të këtij kampionatit dhe për ta percjellur dhe drejtuar në këtë fazë tranzicioni, është emëruar z.Edi Luzha si administrator i përkoheshëm.
Qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021 janë vazhdimsia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në perfundim të ketij stinori.
Me dashuri dhe rrespekte
KF Vëllaznimi

/Gazeta Sheshi/