Vëllaznimi i gëzohet vendimit të FBK-së për inkuadrimin në Superligë!

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur sot mbledhjen e tyre duke marr disa vendime për fatin e skuadrave kosovare.

Kështu, skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka marr një lajm të jashtëzakonshëm pasi ka fituar të drejten e inkuadrimit në Superligë si skuader lidere nga Liga e Parë, transmeton Gazetasheshi.com.

Këtij lajmi i është gëzuar mjaft shumë skuadra gjakovare, që sipas tyre u shpagua mundi i lojtarëve të tyre.

Më poshtë postimi i bërë nga Vëllaznimi në faqen e tyre zyrtare:

💣 E FUNDIT KB Vëllaznimi rikthehet ne Superligë🔴⚫️Lajmet e mira për Gjakoven,nuk kane fund,pasi dje u vu gurthemeli…

Posted by KB Vëllaznimi on Friday, May 22, 2020

/Gazeta Sheshi/