Vëllai i madh rrezikon të mbetet pa ekip, i vogli theu rekordin botëror të transferimit

384

Vëllai më i madh i futbollistit më të shtrenjtë në botë u la i lirë nga ekipi skocez, Partick Thistle, vetëm pak orë para se Mathias të nënshkruante me klubin e tij të ri, Sparta Rotterdam në Holandë. Me vëllain e tij më të vogël që theu rekordin botëror duke u transferuar nga Juventusi për te Manchester United i drejtuar nga Jose Mourinho, vëllai i madh me vështirësi të mëdha mundi të gjej një ekip të ri. Më pak se katër javë më parë, Paul realizoi transferimin e tij prej 105 milionë euro duke u rikthyer në Old Trafford, vetëm 4 vite pasi u largua me parametra zero.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Mathias. Futbollisti 26-vjeçar po luan tashmë për klubin e tij të shtatë në karrierë, në vijim të eksperiencave të shkurtra te Wrexham, Crewe dhe Crawley. Ndonëse dyshja nuk ndan të njëjtin talent në fushën e futbollit, që të dy kanë të njëjtat shije sa i përket stilimit të flokëve, me Mathias që preferon një model gjysmë bjond ndërsa gjysmën tjetër të zezë. Sulmuesi shënoi vetëm dy gola gjatë sezonit të kaluar, ndërsa në këtë edicion nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar. Nga ana tjetër, përmirësimi dhe superioriteti i vëllait të vogël, Paul Pogba është lehtësisht i dukshëm, me katër tituj kampion në Seria A, dy Kupa të Italisë dhe një vend në formacionin e vitit të UEFA-s.