Vedat Muriqi e ka nisur mbarë aventurën e tij të re te gjiganti turk Fenerbahçe.
Futbollisti i Kosovës këtë verë kompletoi transferimin te Fenerbahçe nga Çaykur Rizespori për shumën e tre milionë eurosh.
25-vjeçari është përshtatur mjaft mirë te skuadra elitare turke.
Në miqësoret para-sezonale, ish-futbollisti i Lirisë ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.
Megjithatë, së fundmi Muriqi është parë duke u relaksuar me gruan e tij në plazh.
Muriqi ka vendosur të pushojë paksa në plash në prag të fillimit të edicionit të ri në Turqi.