Vedat Muriqi e ka gjetur më në fund rrugën drejt rrjetës me skuadrën e Lazios, që nga koha kur u transferua në kryeqytetin italian, shkruan Gazetasheshi.com.
Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar me kokë në duelin e Kupës së Italisë ndaj Parmës. Madje, prizrenasi ishte vendimtar që lacialët ta kalojnë tutje, pasi realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes.
Ja pamjet nga goli i shënuar:
Kujtojmë që Muriqi po përballet me një presion të jashtëzakonshëm edhe për faktin e shifrës së madhe të transfrimit prej 20 milionë eurove nga Fenerbahçe.
/Gazeta Sheshi/