Vdiq e dashura në menyrë tragjike, futbollisti shkruan mesazh emocionues

E dashura e futbollistit të Velez Sarsfield, Ricardo Centurion, Melody Pasini, ndërroi jetë pas një aksidenti me veturë pas daljes nga izolimi.

Në Argjentinë, si në shumicën e shteteve tjera, urdhëri për të qëndruar në karantinë shkaku i koronavirusit, shkruan Zëri.info.

Por, Pasini, 25-vjeçare, doli nga izolimi për arsye të panjohura.

Ajo humbi kontrollin duke vozitur makinën dhe u përplas me një veturë të parkuar.

View this post on Instagram

Te voy amar siempre mi amor

A post shared by Ricardo Adrian Centurion10 (@adrianricardo1993) on

 

Rezultatet e autopsisë tregojnë se ajo gjithashtu pësoi një sulm në zemër gjatë vozitjes, gjë që çoi në aksident.

Ajo kishte probleme me zemrën dhe më parë kishte bërë dy operacione në zemër.

Dhe Centurion i ka dërguar lamtumirën e tij të dashurës përmes rrjetit social ‘Instagram’.

“Do të dua gjithmonë, dashuria ime”, ka shkruar ai.