Vdes Umberto Eco

136

Romancieri dhe intelektuali italian, i cili ndoshta më së shumti ishte bërë i njohur për veprën e tij “Emri i Trëndafilit”, ka vdekur dje në moshën 84 vjecare, pasi kishte vuajtur për një kohë nga kanceri.

Umberto Eco ishte njëri ndër emrat më të njohur të botës letrare. “Emri i Trëndafilit” është romani i parë i Ecos, por ai kishte publikuar punime të ndryshme qysh 20 vjet para botimit të këtij romani.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë homazhe për Econ. “Ai ishte një shembull i shquar i një intelektual evropian, me një intelegjencë dhe aftësi të palodhshme për të parashikuar të ardhmen”, ka thënë Renzi mediat lokale. “Është një humbje e madhe për kulturën, të cilat do të humbas shkrimin e tij dhe zërin e tij, mendim të mprehtë dhe të gjallë dhe humanizmin e tij.”