Vdes në moshën 38-vjeçare njeriu më i gjatë në botë

155

Një prej njerëzve më të gjatë në botë, çeku Tomas Pustina ka ndërruar jetë në moshën 38- vjeçare pas një ataku kardiak.

Tomas ishte të paktën 2.26 metra i gjatë. Ai vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore, por megjithatë kjo nuk e pengoi atë të merrte pjesë në një film horror ku luajti krah aktores Salma Hyek.

Lajmin e hidhur e dha motra e të ndjerit Iveta Zackova, ditën e mërkurë.

“Tomas vdiq në gjumë në paqe. Zemra e tij dështoi. Ne do ta varrosim këtë javë në një funeral me njerëzit e afërt”, tha ajo.