Vazhdon shitja e biletave Feronikeli – AC Milan, lirimi i çmimeve sjell edhe interesim më të madh te tifozët

Zbritja e çmimeve të biletave për duelin e ‘luksit’ ndërmjet Feronikelit dhe AC Milan ka rritur interesimin e tifozëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Mbi 4,000 bileta të shitura ishin konfirmuar nga organizatorët ditë më parë, teksa shitja po vazhdon edhe më tej.

Kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në zhvillimin e ndeshjes promotorët veçse i kanë zbritur çmimet e biletave, ndaj edhe është shtuar interesimi i tifozëve për ti blerë ato.

Kështu biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro.

Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro.

Dhe, biletat e shitura me çmim 115 euro kanë rënë në 89 euro.

Më poshtë keni edhe adresën ku mund ti gjeni këto bileta:

/Gazeta Sheshi/