Vazhdon seanca e Kuvendit pa opozitën

81

Seanca Plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot me vetëm një pikë të rendit të ditës “shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit”.

Në vazhdimin e kësaj seance nuk do të jenë të pranishme asnjëra prej tri partive opozitare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma e kanë shpallur bojkotin edhe për seancat tjera, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar të mos marrë pjesë vetëm në këtë vazhdim, ndërsa për të tjera do të vendoset me kohë.

Kompletimi i anëtarëve të OSHP-së është edhe njëra ndër tetë rekomandimet e Komisionit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave.

OSHP kishte mbetur pa anëtare pasi që kryetari Hysni Hoxha është i akuzuar ndërsa Bajram Zogiani është shkarkuar nga Kuvendi pasi që akuzohet për trafikim me femra.