Vazhdojnë telashet për Flamurtarin, dy futbollistë largohen ende pa mbaruar faza e parë

Flamurtari i Vlorës po vazhdon të përballet me probleme të shumta financiare edhe këtë edicion. Në prag të ndeshjes me Luftëtarin që luhet në Vlorë, nga radhët e skuadrës kuqezi janë larguar nga ekipi dy lojtarët e afruar në fillim të sezonit.

Bëhet fjalë për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe mbrojtësin grek Giorgis Sarris. Dy lojtarët e mësipërm kanë prishur kontratën me klubin dhe janë larguar menjëherë nga Vlora.

Image result for emir Bajraktareviç flamurtari
Semir Bajraktareviç

Shkak janë bërë problemet financiare dhe fakti që nuk kanë marrë asnjë lek që kur janë bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës kuqezi.

Image result for Sarris Flamurtari
Giorgis Sarris

Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 5-6 javë, por duket se grupi i vlonjateve po tkurret, çka mund të jetë me të vërtetë një problem madhor edhe për trajnerin Birçe që synon që ta largojë të paktën skuadrën nga fundi dhe ta afrojë me vendin e tetë, në mënyrë që të rikuperojë në pjesën e dytë të sezonit.