Vatër e nxehtë në Superligë: Prishtina dhe Llapi luajnë derbin rajonal, Arbëria sfidon Gjilanin

325

Superliga e Kosovës vazhdon javën e 23-të me dy ndeshje tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com

Vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë mikëpritëse e Llapit. Të dy skuadrat kanë një ecuri pozitive në sezonin pranveror dhe ndeshja do të jetë e luftuar për të marrë në fund tre pikët.

Ndërsa, Gjilani në stadiumin me ‘bari sintetik’ mikëpret Arbërinë. Ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë në këtë gjysmë-sezon, e sot (e shtune) pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë për të marrë pikët maksimale.

Superliga – XXIII

E shtune – 13:00

Prishtina – Llapi

(Gjyqtarët: M. Bejtullahu, E. Bicaj, F. Jashari, E. Zasella)

Gjilani – Arbëria

(Gjyqtarët: A. Shala, L. Muhadri, A. Bullatovci, A. Halilaj)

/GazetaSheshi/