Vardy: Kjo, pika më e lartë e karrierës

124

Jamie Vardy nuk rresht së shkëlqyeri. Pas arenës kombëtare, ku me 19 golat e tij po mban Lestërin në krye të Premier Ligës, dje ka tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare, duke i shënuar me finte golin e barazimit 2-2 një gjigandi si Manuel Neuer.

“Goli me Gjermaninë? Isha me fat që ajo goditje e bukur përfundoi në rrjetë. Pa dyshim kjo është pika më e lartë e karrierës sime. Zbrita në fushë për të ofruar më shumë volum në sulm, për të dhënë impaktin tim në lojë dhe jam i lumtur që ia dola. Kjo ishte një fitore madhështore, prej skuadre të vërtetë”.

/Panorama Sport/