Van Gaal: Reshford, Ronaldo i ri? Mos ngatërroni mollën me dardhën!

123

Manchester United është i detyruar që të mos gabojë deri në fund të kampionatit, nëse kërkon që të ketë shpresa për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampioneve.

“Djajtë e kuq” do të presin sot në shtëpi Aston Vilën, e cila sot pritet të zyrtarizojë rënien e saj një kategori më poshtë. Prandaj, këtë ndeshje, skuadra e trajnerit Luis Van Gaal nuk mund ta gabojë kurrsesi:

“E dimë që jemi në një situatë delikate, e cila na dënon t’i fitojmë të gjitha për të shkuar në Champions, por ne do të luftojmë deri në fund.

Aston Vila e lehtë? Ata do të luajnë një kategori më poshtë vitin tjetër, por kjo mund t’i bëjë më të rrezikshëm, sepse këtë herë ata do të luajnë pa presion.

Formacioni? Ajo që mund t’ju them është se nuk do ta rrezikoj më Shweinnstaigerin deri në fund të sezonit, në mënyrë që ai të rikuperohet i qetë dhe ndoshta të ketë shanse të shkojë në Europian.

Reshford, Cristiano Ronaldo i ri?

Është mahnitëse ajo që po bën një 18-vjeçar si ai. Por nuk duhet të ngatërrojmë mollët me dardhët. Më mirë ta lëmë të qetë Reshfordin dhe të shohim vazhdimësinë e tij”, u shpreh holandezi.