Van Gaal: “Nuk jam një palaqo”

139

“Nuk jam një palaqo, jam Louis Van Gaal, një qenie njerëzore, një trajner profesionist i futbollit”, kështu është shprehur tekniku holandez në konferencën e parë për shtyp të mbajtur që pas rrëzimit teatral në ndeshjen ndaj Arsenal-it, në fundjavë.

“Duhet ti kontrollojë më shumë emocionet, ashtu sikurse iu sygjeroj çdo herë lojtarëve të mi. Mirëpo, unë nuk do të kërkoj falje për atë skenë, pasi mendoj që e kam paraqitur realitetin e ndodhur në atë sfidë”, theksoi Van Gaal.

Tekniku i djajve të kuq ishte rrëzuar para arbitrit të katërt në sfidën ndaj Arsenal-it në vikend, për të përshkruar rrëzimet e lojtarëve topçinjë, që gjithnjë përfundonin me faul ndaj kundërshtarit.

Rrëzimi tij u bë hit në rrjetet sociale, duke u transmetuar në forma të ndryshme të shakave.