“Van Gaal meriton rrespekt më shumë se Guardiola”

189

Jo të gjithë e mendojnë largimin e Louis van Gaal-it nga Manchester United. Bashkombasi i tij Patrick Kuvert mendon se tekniku holandez është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë dhe se futbollistët e rinj mund të mësojnë shumë prej tij, transmeton Gazeta Sheshi.

“Van Gaal meriton të rrespektohet po aq sa Mourinho dhe Guardiola, ndoshta edhe më shumë. Shumë futbollistë dhe trajner, duhet të jenë falenderues ndaj tij, sepse ka bërë punë të madhe për ta”, theksoi Kluivert në një intervistë ekskluzive për Daily Mail.

Ish-sulmuesi i tulipanëve beson se Guardiola do të triumfojë në Manchester City, mirëpo asnjëherë nuk do të mund të ketë suksesin e Van Gaal, pasi ishte ai që e kishte mësuar Guardiolan si të luante futboll.

/Gazeta Sheshi/