Van Gaal e quan Matan “budalla”

86

Menaxheri i Manchester United, holandezi Luis van Gaal, ka kritikuar ashpër mesfushorin spanjoll Juan Mata, pas ndëshkimit me karton të kuq në duel me West Bromvich Albion, transmeton Gazeta Sheshi.

Mike Dean kishte skuqur spanjollin në minutën e 26, derisa ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në ish-anëtarin e dikurshëm të djajve Darren Fletcher.

“Ju e dini se keni marr një karton të verdhë budalla, ndaj duhet të keni kujdes sepse referi mund tu japë të dytin dhe të largon nga loja”.

during the Barclays Premier League match between West Bromwich Albion and Manchester United at The Hawthorns on March 6, 2016 in West Bromwich, England.

“Kur ju luani 75 minuta me dhjetë lojtarë, unë nuk se mund të ndjeheni komfort. Ne kishim një ndeshje të komplikuar edhe me 11 lojtarë, e lëre më me 10”, u shpreh holandezi në konferencën pas ndeshjes.

Manchester United e humbi ndeshjen në fund, derisa megjasë humbi edhe mundësinë për të zënë një vend që dërgon në garat e Ligës së Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/