Van Dijk ironizon me Ronaldon: A ishte ai me të vërtetë rivali im?

Virgil van Dijk e ka thumbuar Cristiano Ronaldon para ceremonisë së Topit të Artë.

Mbrojtësi holandez është në listë të ngushtë për ta fituar trofeun prestigjioz së bashku më portugezin dhe Lionel Messit.

Ylli i Liverpoolit kishte arritur në ceremoninë që po zhvillohet në Paris, por kur është pyetur për Ronaldon, ai ka lëshuar një deklaratë thumbuese.

Gazetari i tha Van Dijkut se 34-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni dhe do të ketë një kundërshtar më pak.

“Ronaldo nuk do të jetë këtu sonte, kështu që keni një rival më pak” tha gazetari për Van Dijk.

“A ishte ai vërtetë rival atëherë (meqë mungon)” ishte përgjigja ironizuese e Van Dijkut.

Lionel Messi dhe Virgil van Dijk janë dy favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit.