Van der Sar i rikthehet futbollit në moshën 45 vjeçare

115

Pasi fitoi 28 trofe, mes tyre edhe dy Champions League, Edwin Van der Sar u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2011, por pas 5 vitesh ai ka vendosur t’i rikthehet sërish fushave të blerta, të paktën për një ndeshje.

Ish-portieri i Ajaksit, Juventusit, Fulham e më pas Manchester United, edhe pse në moshën 45 vjeçare do të mbrojë portën e skuadrës ku ka nisur karrierën, VV Noordwijk, që militon në kategorinë e katërt në Holandë.

Portieri i klubit Mustafa Mare Zine nuk është i aftë për të luajtur, Noordwijk i dërgoi kërkesë federatës holandeze që të federonte Van der Sar për ndeshjen e të shtunës ndaj Jodan Boys, kërkesë e cila u aprovua.

Tashmë mbetet për t’u parë, nëse gjigandi holandez do të vazhdojë të luajë më shumë se një ndeshje me ekipin ku e ka nisur karrierën.