“Valsi” i pankinave të Serisë A, ja lëvizjet e bujshme

83

Thashethemet për disa prej trajnerëve më të mirë të Serisë A sa vijnë dhe bëhen edhe më të zhurmshme.

Fundi i sezonit ka alarmuar disa presidentë klubesh, të cilët duhet të nisin të programojnë të ardhmen me pankinën në pikëpyetje.

Në kampionatin italian të tillë dilemë e kanë disa skuadra. Anjelët e Juventusit po bëjnë çmos që ta mbajnë Alegrin. Ndërkohë që e njëjta gjë ndodh si tek Interi dhe te Fiorentina, Panorama Sport.

Erik Tohir shpeshherë ka thënë se ka programuar të ardhmen me Mançinin, edhe pse ky i fundit i ka vendosur kushte “të shtrenjta” për të qëndruar.

Në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Paulo Souzës, i cili gjithmonë e më shumë “po ftohet” me familjen Dela Vale. “I ndarë” në shtëpi është edhe Sinisha Mihajloviç. Tekniku serb e di fare mirë se mund të qëndrojë në Milano vetëm nëse fund të vitit bën mrekullinë duke u renditur i treti. Prej ekipeve të mëdha vetëm Roma dhe Napoli duket se nuk kanë të tilla probleme.