Valon Berisha ka një ide se si t’i shënojnë Finlandës

254

Njëri nga lojtarët e ardhur tek Përfaqësuesja e Kosovës që bëri bujë të madhe është Valon Berisha.

Mesfushori ofensivë e la Kombëtaren e Norvegjisë për t’iu bashkuar Kosovës.

Ai ka deklaruar se do të jetë një ndeshje e fortë ndaj Finlandës, por me kundërsulme mund t’i përgjigjën.

“Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Ne e pamë ndeshjen e Finlandës kundër Gjermanisë, përfaqësuesja e Finlandës ka një strukturë të mirë”.

“Por ne duhet që me kundërsulme t’i përgjigjemi, sepse kemi shumë futbollistë të shpejtë dhe mund të shënojmë që do të ishte përparësia e jonë”, deklaroi Berisha.

Kosova do të përballet me Finlandën të hënën duke filluar nga ora 20:45.