Valon Berisha ka qenë një ndër futbollistët më të mirë në fushën e lojës për skuadrën e tij Reims, që arriti ta përmbys Nantesin në udhëtim me rezultat 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.
Reprezentuesi i Kosovës ka asistuar madje në golin e dytë të skuadrës së tij, teksa një minutë para se të mbyllej ndeshje e ka shërbyer futbollistin Yunis Abdelhamid, i cili realizoi me kokë.
Berisha ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje nga këndi, e cila përfundoi në rrjetë dhe që në fund pati vlerën e tre pikëve.
Ja pamjet nga goli i shënuar – VIDEO
Berisha u vlerësua në fund me notën 7.3, si njëri nga futbollistët më të mirë në fushë për skuadrën e tij.
Me këtë fitore Reims stabilizohet në mesin e tabelës me 34 pikë.
/Gazeta Sheshi/