Valencia suspendon këtë futbollit

85

Në prag të sfidës ndaj Barcelonës në kuadër të kampionatit spanjoll skuadra e Valencias ka marrë një vendim mjaft të rëndë, duke pezulluar njërin ndër lojtarët kryesorë në skuadër. Bëhet fjalë për algjerianin Sofiane Feghouli, i cili është suspenduar për shkak të mungesës së disiplinës, transmeton Gazeta Sheshi.

Futbollisti nuk doli në stërvitje gjatë ditës së hënë, për shkak të revoltës që nuk ishte inkuadruar në ndeshjen e fundjavës së titullar në duel me skuadrën e Sevillas.

Mirëpo, kjo nuk duket arsyeja e vetme pse “lakuriqët” kanë vendosur ta pezullojnë Feghoulin. Ai në vazhdimësi ka shkaktuar telashe në Mestalla, duke prishur edhe harmoninë brenda skuadrës.

Mesfushorit ofansiv i përfundon kontrata më 30 qershor me skuadrën e Valencias, me ç’rast kanë filluar edhe këto luftra të parakohshme mes tij dhe drejtuesve të klubit.

/Gazeta Sheshi/