Vala Superliga, sot zhvillohen këto ndeshje interesante

Bledar Hajdini gjatë kohës sa ishte pjesë e Trepçës '89

Skuadrat që rrugës kanë humbur hapin për titull takohen të shtunën ndërmjet vete, për t’u lënë vend ndeshjeve të skuadrave pretendente, të dielën.

Gjilani – Trepça ’89 dhe Ferronikeli – Liria janë ndeshjet e së shtunës që i takojnë javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Të gjitha këto në një fazë të kampionatit janë llogaritur kandidate për titull.

89-shi e Liria i kanë nga 43 pikë në vendet katër e pesë, Ferronikeli i ka 41 pikë në vendin e gjashtë dhe Gjilani 40 në vend të shtatë.

Kështu ndeshjet ndërmjet tyre më shumë do të shërbejnë për të hequr brengat e rënies në zonën e barazhit se për t’iu afruar titullit, ndonëse matematikisht të gjitha janë në “lojë” për titull.