Vala Superliga, kjo është skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë

399

Kanë mjaftuar katër xhiro që opinioni futbolldashës të krijojë pak a shumë përshtypjen për secilën skuadër të Vala Superligës.

Padyshim, konkurrenti kryesor për titull do të jetë Prishtina. Kjo skuadër i prinë renditjes me dhjetë pikë, por ky nuk është bilanci i vetëm pozitiv i kryeqytetasve.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Kushtrim Munishi ka realizuar më së shumti gola pas xhiros së katërt, gjithsej nëntë. Po ashtu, Prishtina ka edhe mbrojtjen më të mirë, duke pësuar vetëm tri herë sa edhe Besa e Pejës, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndryshe, nëntë gola i ka realizuar edhe Liria, por për dallim nga Prishtina, jo vetëm që ka numër më të vogël të pikëve, por ka edhe më shumë gola të pranuara, gjashtë sosh.

Ndërkohë, ekipi me mbrojtjen më të dobët është Hajvalia që ka pësuar nëntë gola.

tab