Vala Superliga e Kosovës vjen me pesë ndeshje tejet interesante

319

Sot do të luhen pesë ndeshjet e xhiros së dytë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Padyshim, sfida më interesante e ditës së sotme pritet të jetë ajo ndërmjet dy ekipeve pretendente për titull, Gjilanit dhe Feronikelit. Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e parë dhe do të tentojnë fitoren.

Ekipi tjetër gjilanas, Drita është mysafire e Trepçës ’89 në “Riza Lushta”. Kjo sfidë veçse është “nxehur” para kohe me mitrovicasit që nuk i kanë lënë tifozët mysafirë të hyjnë në stadium në mënyrë të organizuar, shkruan Gazeta Sheshi.

Besa që dëshmoi fuqinë në xhiron e parë duke fituar ndaj Feronikelit në udhëtim, e pret Ferizajn që regjistroi fitoren më të thellë në start. Gjithsesi, në Pejë pritet përballje interesante.

Hajvalia do të tentojë që të këndellet pas debaklit javën e kaluar, por këtë do ta ketë të vështirë përballë Drenicës së motivuar. Ndryshe, kjo ndeshje luhet në stadiumin e Flamurtarit.

Ballafaqimi i fundit është ai ndërmjet Llapit dhe Trepçës, ekipeve që nuk e nisën mirë edicionin, duke pësuar humbje. Andaj, kjo sfidë do të jetë me rëndësi pëe të dyja palët.

Kujtojmë se Liria dhe Prishtina e kishin hapur këtë javë me fitoren e kryeqytetasve të arritur në Prizren 2:1.

Vala Superliga e Kosovës – Java 2

Liria – Prishtina 1:2

E diel

Gjilani – Feronikeli

Trepça ’89 – Drita

Besa – Ferizaj

Hajvalia – Drenica

Llapi – Trepça