Vaki se jo mahi: Trepça me bileta te Superligës (Foto)

Skuadra e Trepçës po kalon formë jashtëzakonisht të dobët  duke u renditur në pjesën e poshtme të tabelës ku rrezikon zonën barazh që dërgon në Ligën e Dytë, shkruan futbollikosovar.com.

Por, në ndeshjen e fundit të luajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, në mes të Trepçës dhe Fushë Kosovës, skuadra ‘Xehtare’, ka befasuar me bileta.

Biletat e shitura ishin të kohës kur Trepça ishte në Superligën e Kosovës, madje aty figuronte ish sponzori i vjetër i ligës Banka ‘Raiffaisen’. Kujtojmë se në këtë takim nuk ishin prezent as afër 30 shikues.