Vaki llapjane, dje vajtuan, sot festuan

Llapi e përjetoi shumë rëndë barazimin 1:1 me Dritën të premten.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina nuk arriti t’i mposhtë gjilanasit dhe bëri një hap fals në luftë për titull të kampionit, andaj jo më kot futbollistët e Llapit pas ndeshjes të gjithë u shtrinë për toke dhe disa prej tyre edhe ia plasën vajit.

Mirëpo, vetëm një ditë më vonë, atmosfera në kampin llapjan duket krejtësisht tjetër. Futbollistët të buzëqeshur, të cilët gjejnë kohë edhe për t’ia festuar ditëlindjen mbrojtësit, Leutrim Kadriu, raporton Gazeta Sheshi.

Siç shihet edhe në foto, Kadriut i është përgatitur një torte nga klubi, kurse bashkëlojtarët e tij duken të jenë në humor të mirë.