Vaki kosovare: Trajneri i klubit kosovar jep dorëheqje pas fitores 6:1

FC Dardanët fituan ndeshjen e fundjavës ndaj Galaksisë, mirëpo humbën trajnerin e tyre Ded Tunaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku gjakovar ka ofruar dorëheqje nga posti i tij pas një pune katër vjeçare në klubin e “kuqezinjëve” që bën gara në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.

Pas fitores 6-1 ndaj skuadrës së Galaksisë ndaj Gjilanit, Tunaj përmes një publikimi ka falenderuar drejtuesit e klubit, futbollistët, tifozët dhe gjithë personat tjerë të cilët qëndruan afër klubit tash e një kohë të gjatë.

Sot pas një Fitore shum bindëse dhe pas shumë sukseseve të njëpasnjëshme që 4 vite së bashku me Trajnerin Ded…

Posted by Fc Dardanët – Gjakovë on Saturday, October 10, 2020

Dardanët pozicionohen në pozitën e 13-të të renditjes tabelare në Ligën e Dytë me vetëm tre pikët e fituara në vikend.

Klubi nga Gjakova ka për objektiv qëndrimin në këtë divizion të garave.

/Gazeta Sheshi/