‘Vajzat e Kosovës’ e mposhtin ato të Maqedonisë së Veriut

160

Ka përfunduar takimi i parë miqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kategorinë e vajzave.

‘Çikat e Kosovës’ fituan me rezultatin final në 3:1, takim ky që ishte i karakterit miqësor dhe një nisme e mirë për vashat tona.

Pas, ndeshjes trajnerja, Afërdita Fazlija ka postuar një fotografi nga zhevshtoret, ku shihet duke festuar fitoren me vashat e saj.


Kujtojmë se gjatë këtij muaji, Kosova do të ketë edhe një tjetër ndeshje miqësore me Maqedoninë.

/Gazeta Sheshi/