Ushtrimet me pesha janë të dobishme për të mbijetuarat nga kanceri i gjirit

Studiues nga Universiteti i Shtetit të Floridës po punojnë me të mbijetuarat e kancerit të gjirit për t’i ndihmuar atyre që të rifitojnë masën muskulore dhe dendësinë humbur të eshtrave gjatë kimioterapisë dhe gjatë procesit të plakjes.

Jennie Simons as nuk mund të arrinte të prekte kokën pasi që e kishte kryer trajtimin nga kanceri i gjirit më 2008. Ajo kishte mbijetuar, duke e mundur një kancer posaqërisht agresiv të gjirit, për herë të parë në vitin 2000 dhe prapë më vonë më 2008 kur kanceri ishte rishfaqur. Por, kimioterapia e kishtë lënë trupin e saj të ligësht.

Ajo kishte pasur 15 operacioni gjatë procesit të rindërtimit të gjirit, gjithashtu operacione shtesë në boshtin kurrizor dhe në krahë, për shkak se kimioterapia i kishte dobësuar eshtrat e saj aq shumë saqë ata kishin filluar të shpërbëhen. “As që mund ta prekja kokën”, ka thënë Simons, 63 vjeqare. “Nuk mund të arrija ta prekja shpinën për ta larë”.

Kështu, në vitin 2010 ajo kishtë dëgjuar për studimin e ri të Universitetit të Shtetit të Floridës i cili po punonte me të mbijetuarat e kancerit të gjirit pas menopauzës. Ato po i nënshtroheshin një regjimi të ushtrimit me pesha dhe Simons ishte regjistruar aty. “Pas gjashtë muajve unë isha në gjendje të ngrija shumë pesha. Kjo më ndihmoi mendërisht po edhe fizikisht”, thotë ajo.

Përmes këtij studimi, studiuesit e Universitetit të Floridës dhe institucioneve të tjera kanë konstatuar se nëse nje femër që i ka mbijetuar kancerit të gjirit i nënshtrohet një programi të ushtrimeve me pesha, më e pakta që mund të arrijnë është ta ruajnë masën muskulore dhe dendësinë e eshtrave. Këto të gjetura janë publikuar në Fiziologjinë e Aplikuar, të Ushqyerit dhe Metabolizmin,

“Nëse ne mund ta parandalojnë humbjen e masës muskulore dhe dendësisë së eshtrave, atëherë ky është një hap në drejtimin e duhur”, thonë studiuesit. Ata tani kanë ndërmarrë një studim tjetër ku kanë rekrutuar një grup tjetër grash për të marrë pjesë në një studim i cili përfshin trajnimet dy herë në javë të shoqëruara me konsumin e një pijeje proteinike nga bizelet e aromatizuara me vanillë.

Simon, e mbijetura 63 vjeqare, u regjistrua sërish. Për tre muaj të tjerë, ajo ka kryer ushtrime për presimin e këmbëve, ushtrime të bicepsave, zgjatje të muskujve të këmbëve dhe ushtrime të tjera. Ka qenë një ushtrim i tërësishëm trupor.

Ajo që studiuesit për përpiqen të bëjnë është të shohin nëse munden eventualisht t’i kthejnë mbrapa efektet e kimioterapisë dhe t’i ndihmojnë grave që të riftiojnë masën e humbur muskulare dhe dendësinë e eshtrave.

“Nëse mund të ngadalësojnë humbjen ose ta kthejmë mbrapa këtë proces, ne shpresojmë se do të prëmirësojmë cilësinë e jetës së të mbijetuarave nga kanceri”, thonë ata.

Dhe, përderisa qëllimi përfundimtar është gjetja e një programi solid për të mbijetuarat e kancerit, studiuesit e këtij universiteti gjithashtu për ndihmojnë gratë gjatë procesit të shërimit.

Një pjesëmarrëse në studim, Nancy Van Wilder, e cila ishte diagnostifikuar me kancer më 2009 menjëherë pasi kishte mbushur 50 vjet, ka thënë se kanceri ishte një goditje e rëndë dhe se mbështetja e grupit të grave të cilat kanë kaluar nëpër të njëjtin trajtim është esenciale.

Van Wilder ka thënë se ajo ka marrë pjesë në studimin e parë më 2010 dhe se është kthyer në formë sa që ka mundur edhe të vrapojë deri në 5 kilometra. Puna me gratë e tjera dhe me studiuesit ka qenë elementi kyç i gjithë kësaj. Prandaj, ajo si edhe Simons, është kthyer për fazën e dytë të studimit.