Ushtria izraelite ka hyrë në televizionin palestinez dhe ka arrestuar drejtorin

94

Ushtria izraelite ka hyrë në redaksinë e televizionit palestinez “Palestina sot” në Ramali dhe ka arrestuar drejtorin e këtij televizioni ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Luba Samri.

Izraeli akuzon këtë televizion se është zëdhënës i ekstremistëve të xhihadistëve islamikë se përkrah dhunën dhe bën thirrje për urrejtje.

Ushtria ka hyrë sot në hapësirat e televizionit duke bastisur dhe konfiskuar materialet dhe pajisjet, por programi nuk është ndërprerë. Kanali do të emetojë programin në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë së Izraelit Shin Bet.

Në deklaratë të këtij shërbimi thuhet se “Palestina sot” thërret për sulme terroriste kundër Izraelit dhe është “mjet i rëndësishëm i islamit xhihadist me të cilin populli i Bregut Perëndimor bën ftesë për dhunë”.

Drejtori i televizionit siç thuhet është ekstremist i xhihadit islam i cili në Izrael ka qenë i arrestuar për shkak të aktiviteteve të tij..