Nëse frikësoheni që në mbrëmje nuk do të merrni notë pozitive në shtrat, në vend që të hiqni dorë, provoni njëherë me këta artikuj ushqimorë. Ata që i kanë provuar, garantojnë se do të keni sukses.
- Guacat
Janë plot minerale zinku dhe vitaminë B6, të cilat kanë rëndësi vitale për tajitje të testosteroneve, andaj vetvetiu edhe për ereksion më të mirë. - Kafeja
Kafeina përmirëson metabolizmin, shpejton qarkullimin e gjakut, përmirëson qëndrueshmërinë. Thjesht, ju jep energjinë e nevojshme për aksione dashurie në shtrat. - Speci djegës
Kur fytyra juaj të skuqet pas konsumimit të djegësit, enët e gjakut zgjerohen në saje të specave djegës. Dhe jo vetëm enët tuaja të gjakut të fytyrës suaj, por edhe kapilaret më të imëta të penisit tuaj. - Banania
Meshkujt me ereksion të fortë kanë zemër të shëndoshë. Prandaj, hani banane për shkak se kanë kalium, i cili është i mirë për zemrën dhe për qarkullimin e gjakut. Nëse nuk ju pëlqejnë bananet, dozën tuaj të kaliumit mund ta merrni nga portokajtë apo patatet të pjekura me lëvore. - Vera
Vera, më e mirë është e kuqja, paraqet burimin e shkëlqyeshëm të antioksidantit rezveratrol, i cili ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut. Veprimi është mu sikur nga viagra. Megjithatë, kufizojeni në një deri në dy gota verë. - Qepa
Fitokemikalia alicinë në qepë dhe në hudhër rrallon gjakun dhe përmirëson qarkullimin, andaj vetvetiu edhe forcon ereksionin. Aromën e rëndë të qepës do të do ta eliminoni me bonbone pepermint apo duke përtypur fletë majdanozi, mirëpo zgjidhja më e mirë është që edhe partneren tuaj ta bindni që të hajë qepë. /femina.al/