Useini për ndeshjen me Dritën: Gjilani lufton gjithmonë për fitore | Ka edhe një premtim për “Skifterat”

Të dielën në fundjavë zhvillohet njëri ndër derbit më të mëdhenj në vendin tonë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Të dy skuadrat tashmë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim, ndërkohë që me të drejtë presin edhe të realizojnë objektivin që kanë pranë vetes për këtë takim.

Muhamet Useini, mesfushori i SC Gjilani ka folur për Gazetën “Sheshi” për ndeshjen, objektivin në këtë takim dhe premtimin për tifozët.

“Besoj së jemi të pergatitur maksimalisht që nga kjo ndeshje do të dalim më kokën lartë.  Gjilani gjithmonë futet për fitore”, deklaroj fillimisht Useini, duke shtuar se pret të zhvillohet një takim i bukur dhe momentët të vendosin rezultatin final.

“Pres të zhvillohet një ndeshje e bukur e luftuar ku momentët do të vendosin rezultatin final”.

Në fund mesfushori i “kuqebardhëve” i ka premtuar “Skifterave” se do të japin 100% dhe se do të luftojnë për të marrë tri pikë.

“Premtimi për “Skifterat” është që do të japim më shume se 100% që të marrim tre pikët dhe të tregojm që qyteti është kuqë e bardhë”, përfundoi Useini.

Takimi në mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet ditën e diele më fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

/GazetaSheshi/