Urime Shkodran Mustafi (FOTO)

804
Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran ka konfirmuar se Shkodran Mustafi do të transferohet në Arsenal.

Shkodran Mustafi do të transferohet në Arsenal, ka bërë të ditur trajneri i Valencias, Pako Ayestaran.

Reprezentuesi gjerman është nisur për në Londër për të zyrtarizuar kalimin në Emirates Stadium.

“Oferta është e konsiderueshme dhe kemi zëvendësues adekuat”, deklaroi Ayestaran gjatë një konference për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Do të transferohet sigurt në Arsenal”, shtoi ai.

Arsenal raportohet se do të paguajë 35 milionë funte për Mustafin.